“Qytetarët” me fitore arrijnë deri te trofeu i kampionit

Futboll

“Qytetarët” me fitore arrijnë deri te trofeu i kampionit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:39
“Qytetarët” me fitore arrijnë deri te trofeu i kampionit

Kampioni i ri në Premier League do të mësohet pasi që të zhvillohet java e fundit, që është caktuat për ditën e diel, ndërsa në pozitë më të mirë është Mançester Siti, që ka një pikë më shumë se sa Liverpulli.

Që të dy ekipet luajnë në terrenin vendas kundër Aston Villës, respektivisht Vulverhemptonit.

“Qytetarët” me fitore arrijnë deri te trofeu i kampionit, ndërsa Liverpulli pret gabimin e Sitit dhe me 3 pikë të reja mund të arrijë deri te titulli, andaj ka bërë kërkesë për fer plej deri të Aston Villa.

Kjo e fundit, me disfatë shpall Mançester Sitin si kampion i Anglisë dhe me këtë rast do të arkëtojë 15 mln stërlina, si pjesë e marrëveshjes për shitjen e Xhek Grilishit.

Kujtojmë se reprezentuesi i Anglisë kaloi te Mançester Siti për 105 mln stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat