Lojtari i Liverpoolit: Do të jetë mjaft e vështirë

Futboll

Lojtari i Liverpoolit: Do të jetë mjaft e vështirë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:59
Lojtari i Liverpoolit: Do të jetë mjaft e vështirë

Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, paralajmëron skuadrën që të mos përqendrohet në ndeshjen e xhiros së fundit të sezonit Manchester City - Aston Villa në Premier Ligë.

Pasi “Reds” arritën një fitore vendimtare, mbrojtësi dëshiron që shokët e tij të mos përqendrohen në atë që do të ndodhë në “Etihad Stadium”.

Pasi shënoi golin e fitores për Liverpoolin kundër Southampton të martën, Matipi ka paralajmëruar se ata nuk mund të përballojnë të kenë përqendrimin e tyre në Manchester City gjatë ndeshjes së fundit të sezonit.

Qendërmbrojtësi dëshiron që shokët e tij të fokusohen në lojën e tyre kundër Wolverhampton Wanderers.

“Do të jetë mjaft e vështirë dhe nëse koka jonë është diku tjetër, kjo do ta bënte një sfidë edhe më të vështirë”, tha mbrojtësi për faqen e zyrtare të klubit.

“Ne mund të shikojmë vetëm lojën tonë. Do të jetë mjaft e vështirë për të luajtur kundër Wolves, dhe përqendrimi ynë i plotë është te Wolves – kjo është e vetmja gjë që mund të ndryshojmë dhe kjo është ajo që po bëjmë.

"Ne thjesht do të bëjmë më të mirën tonë. Ne thjesht mund të luajmë lojërat tona dhe kjo është ajo në të cilën jemi të përqendruar. Ne përpiqemi ta bëjmë atë sa më emocionuese të jetë e mundur”, përfundoi mbrojtësi.

Ndërsa Liverpooli do të presë Wolvesin, City e pret Aston Villan e Steven Gerrardit në stadiumin “Etihad”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat