Përleshen tifozët para finales, pesë të arrestuar

Futboll

Përleshen tifozët para finales, pesë të arrestuar

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:04
Përleshen tifozët para finales, pesë të arrestuar

Pesë tifozë të Eintracht Frankfurtit janë arrestuar në Sevilla pasi rreth 200 tifozë gjermanë i sulmuan tifozët e Rangers para ndeshjes së sontme finale të Ligës së Evropës.

Ky ishte rasti i parë i dhunës në qytetin spanjoll, njoftoi policia lokale.

Sonte pritet që në Sevilla të jenë prezentë plot 150 mijë tifozë, përfshirë këtu ata gjermanë dhe skocezë, por vetëm një pjesë e tyre do ta kenë rastin dhe mundësinë për ta parë lojën në stadium.

E tifozët gjermanë janë treguar mjaft të dhunshëm dhe e kanë sulmuar edhe policinë me gjësende, përshirë këtu edhe me shishe.

Me këtë rast, pesë prej tyre janë arrestuar.

Shefi i policisë spanjolle ka paralajmëruar për probleme serioze për shkak të numrit të madh të tifozëve prezentë në këtë qytet.

Për momentin janë angazhuar 3100 policë nacionalë në Sevilla ku janë vendosur tri fan-zona.

Gjithashtu, edhe 2000 policë civilë dhe policë lokalë janë angazhuar për ta mbajtur rendin dhe qetësinë.

Ndeshja finale e Europa Leagues do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat