Ndihmësi i Rejës te Shqipëria: Broja është si Leao

Futboll

Ndihmësi i Rejës te Shqipëria: Broja është si Leao

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:29
Ndihmësi i Rejës te Shqipëria: Broja është si Leao

Ndihmësi i Rejës, Porrini, ka folur në Itali sa i përket Armando Brojës. Italiani e ka krahasuar me Leaon që po e dërgon Milanin te titulli kampion në Serinë A pas shumë vitesh.

Ndërkohë është Napoli që ka shprehur interesimin e saj për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar pasi pritet largimi i Osimhen.

“Nga viti i kaluar e deri më tani Broja është rritur shumë dhe në Southampton ka shpërthyer.

Cilësitë e tij më të mëdha janë në zotërimin e topit dhe kalimin e kundërshtarit.

Me krahasimet e duhura, na kujton pak Leaon se si bëhet i papërmbajtshëm.

Është më pak i mirë me shpinën nga porta dhe në ndërtimin e aksionit, por në hapësira është shkatërrues”, tha Porrini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat