Kombëtarja U-17 organizoi ndeshje testuese

Futboll

Kombëtarja U-17 organizoi ndeshje testuese

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:49
Kombëtarja U-17 organizoi ndeshje testuese

Ekipi Kombëtar U-17 ka zhvilluar këtë të mërkurë një ndeshje testuese me një grup prej 28 lojtarësh të vitlindjes 2006, me një pjesë të mirë të tyre që viheshin në provë për herë të parë me fanellën kuqezi.

Trajneri Ervin Bulku dhe stafi teknik kishin ftuar në këtë seleksionim edhe lojtarë që vinin nga vende të huaja si nga Anglia, Zvicra, Italia dhe Greqia. Pas ushtrimeve fillestare dhe testeve fizike, Bulku e ndau grupin në dy pjesë dhe zhvilloi një ndeshje miqësore. Të pranishëm në këtë ndeshje testuese të zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz ishin edhe specialisti i futbollit në Departamentin e Ekipeve Kombëtare në FSHF, Sulejman Mema dhe trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari.

Duhet theksuar se të gjithë futbollistët e rinj kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje testuese, duke treguar vlerat e tyre. Stafi teknik ka mbetur i kënaqur nga kjo ndeshjese testuese dhe ka mbajtur shënim emrat e disa prej elementeve që kanë talent dhe mund të jenë të vlefshëm në perspektivë.

Gjithashtu, stafi teknik ka diskutuar me lojtarët për standardet e stërvitjes me klubet e tyre dhe i ka këshilluar si duhet të punojnë që të jenë sa më në formë gjatë gjithë sezonit.

Kombëtarja U-17, por edhe ekipet e tjera Kombëtare do të zhvillojnë vazhdimisht seleksionime duke u dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve shqiptarë të kësaj grup-moshe që të tregojnë se sa vlejnë me fanellën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat