Modriç: Është nder të jesh mes këtyre sportistëve

Futboll

Modriç: Është nder të jesh mes këtyre sportistëve

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:09
Modriç: Është nder të jesh mes këtyre sportistëve

Mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriç iu dha çmimi për karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Luka  Modric  iu dha çmimi Marca Leyenda (Legjenda e Marca) si njohje e karrierës së tij të jashtëzakonshme, e cila e ka bërë atë një figurë kyçe në Real Madrid gjatë periudhave më të suksesshme të klubit.

Kroatit iu dorëzua çmimi në një ceremoni që u zhvillua në Casino de Madrid.

Që kur iu bashkua klubit në vitin 2012, Modric ka fituar 19 trofe. Lista e tij spektakolare e trofeve si madridista ka brenda vetes 4  Liga të Kampionëve, 4 Kupa  të Botës për Klube,  3  Superkupa të UEFA-s, 3  tituj të La Ligas, 1  Copa del Rey  dhe 4  Superkupa spanjolle.

Ai gjithashtu e fitoi Topin e Artë në vitin 2018.

Gjatë ngjarjes, Modrić  foli me krenari për kohën e tij si lojtar i Real Madridit.

“Unë jam mirënjohës për dashurinë që më japin tifozët dhe ata e tregojnë atë çdo ditë. Mundohem të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën për të kthyer këtë dashuri. Real Madridi është shtëpia ime dhe ndihem jashtëzakonisht i lumtur. Unë jam një tjetër madridista dhe kjo do të zgjasë për pjesën tjetër të jetës sime. Faleminderit shumë për këtë çmim; kur konsideron të gjithë fituesit, është nder të jesh mes këtyre sportistëve”, tha Modriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat