Mesfushori i PSG merret në pyetje

Futboll

Mesfushori i PSG merret në pyetje

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:43
Mesfushori i PSG merret në pyetje

Idrissa Gueye u shndërrua në një temë diskutimi teksa në ndeshjen e fundit të PSG nuk pranoi të zbriste në fushën e lojës pasi shokët e skuadrës do të mbanin të veshur një fanellë me ngjyra në mbështetje të komunitetit LGBT.

Megjithëse, trajneri Mauricio Pochetino u mundua ta justifkonte mungesën e lojtarit për shka dëmtimi, Federata Franceze nuk është se e ka besuar këtë arsyetim dhe së fudmi e ka ftuar Gueye të japë shpjegime mbi vendimin e tij.

Në Federata janë të përgatitur edhe për mundësinë që Gueye t’i qëndrojë versionit të dëmtimit e në këtë formë, lojtarit do t’i kërkohet që të veshë bluzën speciale dhe të bëjë një foto për ta shpërndarë në rrjetet sociale e për t’i dhënë fund zhurmës së krijuar.

Tashmë, mbetet për t’u parë si do të vijojë çështja rreth Gueye me mesfushorin që gjendet në mes të një vorbulle mediatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat