Juventusi dhe Lazio pranë akordit...

Futboll

Juventusi dhe Lazio pranë akordit...

Më: 19 maj 2022 Në ora: 00:05
Juventusi dhe Lazio pranë akordit...

Juventusi dhe Lazio janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për shkëmbimin e dy lojtarëve.

Në mënyrë të papritur, lacialët janë gati të heqin dorë nga një veteran me shumë eksperiencë si Açerbi, ndërsa bardhezinjtë nga një futbollist i cili mund të sillte të ardhura të ndjeshme në arkat e tyre si Rugani.

Mediat italiane bëjnë të ditur se që kur kanë mësuar për largimin e Kielinit, te Juventusi janë vënë në lëvizje që t’i sigurojnë një element me shumë eksperiencë Alegrit. Kështu, ka lindur ideja e Açerbit dhe ky i fundit shihet si një lojtar i cili do të sillte siguri në repartin e prapavijës.

Vetë Açerbi është gati të largohet nga Lacio pasi është përplasur vazhdimisht me tifozerinë e saj kohët e fundit. Ndërsa Sarri do të ishte i lumtur të kishte në shërbimet e tij Ruganin, i cili u bë i njohur pikërisht falë vitit të shkëlqyer nën urdhrat e tij te Empoli.

Palët po diskutojnë një shkëmbim direkt të kartonëve të futbollistëve, duke mos ndryshuar asgjë në bilancet financiare të klubeve të përfshira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat