Fetai vazhdon bashkëpunimin me Gostivarin

Futboll

Fetai vazhdon bashkëpunimin me Gostivarin

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:22
Fetai vazhdon bashkëpunimin me Gostivarin

Imran Fetai ka vazhduar bashkëpunimin me KF Gostivari, njoftoi sot zyrtarisht faqja e klubit. Ai do të qëndroj edhe për një vit.

“Muri i mbrojtjes Imran Fetai do mbroj ngjyrat e klubit të fëmijërisë edhe për një sezon.

Pas një sezoni fantastik klubi pa të arsyeshme që të vazhdojë bashkpunimin me reprezentuesin e U21 për sezonin e ri. Imrani do jetë një lojtar kyç për objektivat e klubit sezonin e ri. IF5”, kanë shkruar nga KF Gostivari.

Po ashtu KF Gostivari bëri të ditur se është vazhduar bashkëpunimi edhe me Roni Sinanin, Husein Demirin dhe Stojanco Velinov, të gjithë këta vitin e ardhshëm do ta veshin fanellën e Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat