Benitez thumbon Kloppin

Futboll

Benitez thumbon Kloppin

Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:23
Benitez thumbon Kloppin

Rafa Benitez ka folur në lidhje me krahasimin e Liverpool-it aktual me atë të kohës së tij.

Trajneri spanjoll ka thumbuar Klopp-in, teksa është shprehur se në kohën e tij kishte një buxhet të kufizuar prej vetëm 20 milionë paundësh, ndërsa sot Liverpooli shpenzon 40 milionë paundë për një lojtar stoli.

“Ju nuk mund të krahasoni Liverpool-in tim dhe të Klopp-it, sepse duhet të shikoni kontekstet. Unë kisha një buxhet prej 20 milion paundësh, 20! Më thuaj tani çfarë mund të nënshkruajë Liverpooli me 20 milionë paundë, asgjë.

Ata po nënshkruajnë lojtarë prej 40 milionë paundësh për stolin”, ka thënë Rafa Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat