Derbin me Tiranën

Futboll

Derbin me Tiranën

Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:48
Derbin me Tiranën

Në vigjilje të derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës, nesër në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, përpara mediave ka folur trajneri italian i Dinamos, Rodolfo Vanoli, i cili ka analizuar këtë takim për blutë:

Dinamo – “Nga ndeshja e parë me Tiranën kemi ndryshuar shumë në mënyrën si luajmë. Dinamo është një ekip totalisht ndryshe, keqardhja e vetme është që nuk siguruam mbijetesën, por do të rikthehemi sërish në nivele të larta.”

Derbi ndaj Tiranës – “Këtë derbi e kemi përzemër dhe duam ta fitojmë edhe pse jemi të vetëdijshëm se po luajmë përballë ekipit më të mirë të kampionatit.

Duam të bëjmë mirë për presidentin dhe tifozët, duhet ta nderojmë deri në fund të kampionatit këtë fanellë.”, përfundoi trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat