Apolonia luan ndaj Football Republic, spikat derbi Partizani – Tirana

Futboll

Apolonia luan ndaj Football Republic, spikat derbi Partizani – Tirana

Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:50
Apolonia luan ndaj Football Republic, spikat derbi Partizani – Tirana

Kategoria Superiore U-19 do të zhvillojë këtë të premte dhe të shtunë dy ndeshjet gjysmëfinale të fazës play-off për këtë edicion futbollistik.

Apolonia – Football Republic do të jetë sfida e parë gjysmëfinale, që do të zhvillohet pasditen e sotme në Pezë.

Fierakët mbërritën në këtë fazë, pasi mundën në çerekfinale ekipin e Akademisë së Futbollit me rezultatin 2-0 ndërsa Football Republic triumfoi me shifrat 4-0 ndaj Vllaznisë. Nga kjo ndeshje që do të nisë në ora 17:00 në Pezë, pritet të përcaktohet edhe finalisti i parë për këtë sezon.

Ndërkaq, sfida tjetër gjysmëfinale është ajo mes Partizanit dhe Tiranës, derbit të kryeqytetit, këtë herë e vlefshme për grupmoshën U-19.

Të kuqtë kaluan në këtë fazë pasi fituan ndaj Bylisit me shifrat minimale 1-0, ndërsa bardheblutë fituan me përmbysje ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-1. Ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme në Pezë në ora 17:00.

E premte, Apolonia – Football Republic, ora 17:00

 E shtunë, Partizani – Tirana, ora 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat