Norvegjezi i jep orë 15 mijë euro secilit nga lojtarët e Dortmundit

Futboll

Norvegjezi i jep orë 15 mijë euro secilit nga lojtarët e Dortmundit

Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:53
Norvegjezi i jep orë 15 mijë euro secilit nga lojtarët e Dortmundit

Sa me fat të luash në të njëjtin ekip me Erling Haland.

Ylli norvegjez është larguar nga Dortmundi dhe do të jetë pjese e Manchester City duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Mediat gjermane kanë raportuar se Haland u ka lënë nga një dhuratë të gjithëve pjesëtarëve të Dortmundit.

Secili prej lojtarëve të skuadrës gjermane, pra 33 të tillëve, u ka dhuruar një orë luksoze me vlerë 15 mijë euro. Ndërkohë nuk është harruar as stafi i klubit që përfshin shefat e kuzhinës, fizioterapistët dhe mjekët.

Atyre u ka mbërritur një orë me vlerë 7.000 euro secila dhe në total thuhet se Haland ka shpenzuar gjysmë milioni euro vetëm me dhurata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat