Totti: Mourinho ka fituar shumë trofe

Futboll

Totti: Mourinho ka fituar shumë trofe

Më: 20 maj 2022 Në ora: 16:02
Totti: Mourinho ka fituar shumë trofe

Francesco Totti ka folur për “Sky Sport” dhe ka analizuar edhe sezonin e Romës, trajnerin Jose Mourinho, finalja e Conference League në Tiranë, si dhe ka zbuluar një fakt interesant se do të takohet me Paulo Dybala për ta bindur që të transferohet te Roma.

“Mourinho ka fituar shumë trofe, askush nuk e di më mirë se ai se si luhet një finale europiane.

Nuk është Champions League, por do të respektohet dhe do të fitohet. Ai di shumë mirë si të menaxhojë të gjithë në maksimum”, tha Totti.

Për finale thotë: “Nuk dua të them asgjë për shkak të supesticioneve, por shpresoj ta sjellin në shtëpi. Unë do të jem aty, nëse gjëj një fluturim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat