Mbyllen bizneset në ‘Air Albania’, Tani hapësirat e bareve dhe restoranteve do jenë të lira për tifozët

Futboll

Mbyllen bizneset në ‘Air Albania’, Tani hapësirat e bareve dhe restoranteve do jenë të lira për tifozët

Më: 20 maj 2022 Në ora: 17:40
Mbyllen bizneset në ‘Air Albania’, Tani hapësirat e bareve dhe restoranteve do jenë të lira për tifozët

5 ditë para finales së Conference League në Tiranë, lokalet dhe restorantet që ndodhen në stadiumin ‘Air Albania’ janë mbyllur.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kujdesur sot që ambientet rreth e qark stadiumit të lirohen dhe të kthehen në hapësirë për tifozët.

Kërkesa e UEFA-s bëri që për herë të parë këto hapësira ti rikthehen qëllimit kryesor që është organizimi i ndeshjes, pasi në të kaluarën masa e vetme ka qenë mbyllja e përkohshme në orarin e ndeshjes të lokaleve dhe restoranteve.

Më 25 maj Roma dhe Feyenord do ndeshen për finale e Conference League. Kujtojmë se kjo është hera e parë që Shqipëria organizon një finale të një k0mpeticioni të tillë që në fakt është e para në histori për këtë kompeticion të ri.

Shefi i Rendit Publik Zef Laskaj tha se në Stadiumin Air Albania për finalen e Conference League do të jenë 19.500 tifozë.

I ftuar në Report Tv Laskaj tha se janë marrë të gjitha masat për pritjen e tyre të cilët pritet të vijnë në Tiranë dy tre ditë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat