Hyrja e tifozëve në stadium, Federata e Anglisë lëshon komunikatë zyrtare

Futboll

Hyrja e tifozëve në stadium, Federata e Anglisë lëshon komunikatë zyrtare

Më: 20 maj 2022 Në ora: 17:55
Federata Angleze e Futbollit

Federata Angleze e Futbollit përmes një komunikate zyrtare ka dënuar rritjen e fundit të incidenteve tronditëse si rezultat i hyrjes së tifozëve në fushë.

Në disa prej ndeshjeve brenda katër ligave profesionale në Angli tifozët kanë vërshuar stadiumin për t’iu gëzuar fitores së skuadrës së tyre.

Së fundmi, tifozët e Evertonit hynë në fushë pas fitores 3:2 kundër Crystal Palace, incident ky që pa trajnerin e Crystal Palace, Patrick Vieira, duke goditur një tifozë, përcjell KosovaPress.

Sulmuesi i Sheffield United, Billy Sharp, ishte gjithashtu në qendër të një incidenti tronditës pasi u sulmua nga një tifoz kundërshtarë pas humbjes së skuadrës së tij në play-off të kampionatit kundër Nottingham Forest.

Ndërkohë, pati edhe skena të pakëndshme pas suksesit të penalltisë së Port Vale kundër rivalëve të play-offit Swindon Town.

Federata e Anglisë tani ka një përgjigjen me një mesazh të fortë për ata tifozë që mendojnë të dalin në fushë.

“Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e sjelljeve antisociale nga tifozët teksa arrijmë në fund të sezonit. Stadiumet e futbollit duhet të jenë gjithmonë një hapësirë e sigurt dhe e këndshme për të gjithë, dhe këto incidente janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në lojën tonë. Është e jashtëligjshme hyrja në fushë në çdo stadium dhe këto veprime janë duke vënë në rrezik të madh lojtarët, tifozët dhe njerëzit që drejtojnë lojën.

Kjo thjesht nuk mund të vazhdojë dhe ne mund të konfirmojmë se po hetojmë të gjitha incidentet. Klubet luajnë një rol jetik në adresimin e kësaj çështjeje dhe ata duhet të parandalojnë sulmet në fushë, si dhe të ndërmarrin veprimet e tyre kundër atyre që shkelin rregullat dhe ligjin. FA do të kërkojë të bëjë gjithçka që mundet për të punuar me klubet, si dhe për të adresuar çështjet nga një perspektivë disiplinore”, shkruante në komunikatën e FA.

Mbetet të shihet nëse do të ketë dënime ndaj klubeve për këto incidente, por siç raportohet nga disa media angleze është duke u përfolur një dënim i cili redukton plot 10 pikë për hyrjen e tifozëve në fushë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat