Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon golin e sezonit në Turqi

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon golin e sezonit në Turqi

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:13
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon golin e sezonit në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon golin e sezonit me Bolusporin!

Bekim Balaj është kthyer padyshim në “xhevahirin” e skuadrës së Bolusporit, i cili ka arritur të gjejë dhe golin e tij të 4-të me skuadrën turke.

Në sfidën përballë Altinordu, bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 32’.

Sfida u barazua më pas nga Ozkan me anë të një 11-metërshi, por në minutat e fundit, Boluspori arriti të merrte tre pikët me një gol të Polat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat