Plani i Barcelonës

Futboll

Plani i Barcelonës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:20
Gnabry

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Serge Gnabryn.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet në verë.

Sipas “Catalunya Radio”, Barcelona ka shprehur interesim për të, pasi Gnabryn e shohin si zëvendësues ideal të Ousmane Dembeles.

Francezi pritet të largohet nga “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës.

Barça thuhet se po planifikon ta shfrytëzojë situatën e 26-vjeçarit, i cili thuhet se nuk do të rinovojë me kampionin gjerman.

Klubi katalunas është gati të shpenzojë mbi 20 milionë euro për ish-sulmuesin e Arsenalit.

Në anën tjetër, Bayerni mund të pranojë që ta shesë Gnabryn në verë, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat