Reali baras me Betis-in

Futboll

Reali baras me Betis-in

Nga: K.G. Më: 20 maj 2022 Në ora: 22:58
Reali baras me Betis-in

Real Madridi e përfundon edicionin me barazim në kampionatin spanjoll. 

Duket se Reali u ruajt për sfidën finale të Champions League dhe nuk e përdori tërë arsenalin ndaj Betis-it, duke luajtur baras (0:0) në ndeshjen e javës së fundit (38-të).

Futbollisti Karim Benzema me shokë u përpoq deri në fund por nuk shënuan golin e fitore. 

Betisi merr një pikë të madhe nga stadiumi "Santiago Bernabeu". Reali është kampion i ri me 86 pikë e Betis renditet i pesti me 65 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat