Mijëra spanjollë zbarkojnë në Torino për finalen

Futboll

Mijëra spanjollë zbarkojnë në Torino për finalen

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:18
Mijëra spanjollë zbarkojnë në Torino për finalen

Skuadra e Barcelonës vijon të shkruajë historinë e futbollit për femra. Kështu vajzat katalane ia dolën të fitojnë titullin kampion, duke fituar të 30 ndeshjet e sezonit, si asnjë skuadër tjetër më parë dhe me plot 24 pikë më shumë nga Real Sociedadi i vendit të dytë.

Jo vetëm kaq, pasi vajzat blaugrana vendosën edhe një rekord sezonal tifozësh, duke mbushur dy herë radhazi “Camp Nou”-n, me më shumë se 90 mijë fansa, si asnjëherë më parë në një ndeshje futbolli për femra.

Akti i radhës dhe i fundit për sezonin 2021-2022 do të mbahet sot në mbrëmje në “Allianz Stadium” të Torinos, ku Barcelona do të diskutojë finale e Ligës së Kampionëve me francezet e Lyonit.

Rreth 15 mijë tifozë nga Katalunja pritet të zbarkojnë në Torino për këtë ndeshje, ndërsa në Barcelonë është vendosur edhe një ekran gjigant në një nga sheshet e qytetit, për të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë biletë për në stadium.

Edhe ky është një tjetër rekord, pasi në historinë e futbollit të femrave nuk ka ndodhur asnjëherë që të instalohet një ekran gjigant në qytet, për t’u ardhur në ndihmë tifozëve të shumtë. Ky është një tjetër tregues i rritjes që po pëson futbolli i femrave nga viti në vit dhe Barcelona duket se ka rolin e udhëheqjes për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat