Vrioni shënon përsëri

Futboll

Vrioni shënon përsëri

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:25
Vrioni shënon përsëri

Giacomo Vrioni ka shënuar golin e radhës në Austri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e Tirolit në humbjen 2-1 në transfertë ndaj Altach.

Vendasit, me të cilët luan edhe Atdhe Nuhiu, kaluan në avantazh falë golit të Bakari Nimaga në minutën e gjashtë.

Gjithsesi, ish-mesfushori i Skënderbeut la ekipin e tij me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë që pjesën e dytë (67’), çerek ore pasi Altach kishte shënuar edhe golin e dytë.

Skenderbeu’s Nimaga Bakary (L) and Sabien Lilaj celebrate after scoring a third goal during the UEFA Europa League football match between KF Skenderbeu and Sporting Clube de Portugal at the Elbasan Arena stadium in Elbasan on November 5, 2015. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Tirol reagoi dhe rihapi sfidën falë Vrionit (74’). 23-vjeçari lëvizi bukur në zonën kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditjeje të saktë.

Vrioni, i cili është në pronësi të Juventusit, është ngjitur në kuotën e 17 golave në elitën e futbollit austriak, dy më pak se Karim Adeyemi, golashënuesi më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat