Fonte vazhdon kontratën me Lille

Futboll

Fonte vazhdon kontratën me Lille

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:53
Jose Fonte

Mbrojtësi anësor i Lille, Jose Fonte ka rinovuar kontratën me ekipin e tij.

Portugezi në fund të këtij sezoni do të ishte lojtar i lirë, por tashmë ka njoftuar se do të luajë në Francë të paktën edhe një vit.

Këtë e ka bërë të ditur vet lojtari me anë të një postimi në rrjetin e tij social instagram.

Ai iu bashkua Lille në vitin 2018 nga ekipi kinez Dalian Professional.

Që nga ajo kohë, ai luajti një rol mjaft kyç te ekipi francez.

Këtë sezon portugezi ka 37 paraqitje në Ligue 1 ku ka dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat