Sportistja braziliane krenare me Istogun, bën krahasim interesant mes Kosovës dhe Sao Paolos 

Futboll

Sportistja braziliane krenare me Istogun, bën krahasim interesant mes Kosovës dhe Sao Paolos 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2022 Në ora: 14:32
Dayane Pires da Rocha

Po kalon muajt më të mirë në qytetin e Istogut! Është hendbollistja braziliane Dayane Pires da Rocha, e cila luan në pozitën e alos së majtë dhe prej më të mirave në radhët e ekipit të Istogut.

Dayane Pires da Rocha është e shpejt, humb pak topa gjatë ndeshjes dhe shumë e rrezikshme në kundërsulme. 

31 - vjeçarja është krenare që në mjedisin e ri, në qytetin e Istogut, e cila me bashkëlojtare është krenare për trofetë që fituan.  Sportistja braziliane me Istogun janë kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës.

Image

Dayane Pires da Rocha ka qenë pjesë e Kombëtares së Brazilit, është fituese e medaljes së artë në vitin 2017 në garën e Kampionatit Pan Amerikan, e artë në vitin 2018 në Kampionatin e Amerikës së Jugut dhe Qendrore, po ashtu e artë në vitin 2018 me Lojërat Amerikës së Jugut. Hendbollistja u paraqit me Brazilin edhe në Lojërat Olimpike –Rio 2016 dhe Tokio 2020.

Dayane Pires da Rocha në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, flet për të gjitha nga pak, për jetën në Istog, bën krahasimin mes Kosovës dhe Sao Paolos, si i duket Superliga e Kosovës, a do të mbetet edhe më tej në Istog dhe çfarë i bën përshtypje më shumë dhe si i duket ushqimi.       

 “Bota sot”: Ka disa muaj që jeni në qytetin e Istogut, çfarë ju bën përshtypje?
Dayane Pires da Rocha:
Më bën përshtypje sa miqësorë janë njerëzit, është një qytet i mrekullueshëm për të jetuar dhe super i qetë.

“Bota sot”: Me Istogun fituat kurorën e dyfishtë, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, e prisnit këtë sukses?
Dayane Pires da Rocha:
Po, gjithmonë e kam ditur dhe kam besuar se ekipi ynë është i aftë të fitojë me shumë punë ekipore.

“Bota sot”: Si e shihni në përgjithësi hendbollin e Kosovës, çfarë i mungon?
Dayane Pires da Rocha:
Është një ligë e organizuar mirë, me disa ekipe, liga dhe kupa që janë të shkëlqyera për atletin që pëlqen të jetë në fushë duke luftuar për të fituar duke luajtur disa ndeshje gjatë javës.
Besoj se mungojnë ekipet më të forta, përveç 4 parave (Istogu, Ferizaj, Prishtina dhe Vushtrria).

Image

“Bota sot”: Çfarë e dallon jetën në Kosovë nga ajo e Brazilit dhe qytetarëve të tij?

Dayane Pires da Rocha: Krahasuar me qytetin tim Sao Paulo, Kosova është shumë më e qetë dhe më e lehtë për të jetuar, Sao Paulo është një kryeqytet shumë i ngarkuar me shumë njerëz, vetura etj.

“Bota sot”: Kush ju ka bindur që t’i bashkoheni Istogut?
Dayane Pires da Rocha
: Faruk Shala, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në karrierën time të hendbollit.

“Bota sot”: Cila është befasia e madhe që keni gjetur deri më tani në Kosovë?

Image

Dayane Pires da Rocha: Istogu ishte befasia ime më e madhe, më pëlqyen njerëzit sepse janë familjarë dhe miqësorë, janë gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojnë.

Qetësia e jetës në Istog është perfekte për një sportist që kërkon ëndrra të mëdha me ekipin.

“Bota sot”: Do të vazhdoni në Istog apo keni oferta?
Dayane Pires da Rocha:
Ende nuk e di përgjigjen, duhet të flas me trajnerin Faruk Shala.

“Bota sot”: Çfarë ushqimi ju pëlqen në Kosovë?
Dayane Pires da Rocha:
E gjithë kuzhina kosovare është e mrekullueshme.  Shumë e ngjashme me atë që jemi mësuar në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat