Nëse Mbappe nuk vjen, Reali do të blejë Salahun dhe Manen?

Futboll

Nëse Mbappe nuk vjen, Reali do të blejë Salahun dhe Manen?

Më: 21 maj 2022 Në ora: 15:13
Nëse Mbappe nuk vjen, Reali do të blejë Salahun dhe Manen?

Paqartësia për vendimin e Killian Mbape se ku do të vazhdojë karrierën ka arritur kulmin e saj, ndaj edhe pse më herët te Real Madrid ishin të sigurt se ai do të mbërrinte në “Santiago Bernabeu”, tashmë shtohet mundësia që ai të qëndrojë në Paris.

Një paralajmërim për këtë mund të jetë ardhja e emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, i cili do të vijë personalisht në Paris për të bindur Mbape të qëndrojë te PSG, por edhe Zinedine Zidane për t’u ulur në stolin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Florentino Perez, siç zbulohet nga mediat spanjolle, është gati për një opsion të tillë dhe tashmë ka përgatitur një “Plan B”. Nëse Mbape nuk vjen te Real Madrid, atëherë presidenti i “klubit mbretëror” do të shkojë pas dyshes sulmuese të Liverpool-it, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Paratë e planifikuara për ardhjen e Mbape, rreth 350 milionë euro, edhe pse ai në fakt do të bashkohet si lojtar i lirë, do të shpenzohen për dy sulmuesit e Liverpool.

Deri më tani, ky plan nuk zbulohet shumë, pasi Real Madridi do të luajë kundër Liverpool-it në finalen e Champions League më 28 maj në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat