Nunez i mbyll derën skuadrës angleze

Futboll

Nunez i mbyll derën skuadrës angleze

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:06
Nunez i mbyll derën skuadrës angleze

Sulmuesi i Benficas, Darwin Nunez është kthyer në lojtarin e preferuar të ekipeve të mëdha, të cilat kërkojnë që të bëjnë të tyrin uruguaian.

Këtë sezon, Nunez është aktivizuar në 41 ndeshje, ku ka shënuar edhe 36 gola, ndërsa ka asistuar në 4 raste. Paraqitje këto që skuadra si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Arsenal, PSG e Manchester United janë vënë në ndekje të tij.

Nunez nuk dëshiron të transferohet në “Old Trafford”, duke i mbyllur kështu derën Manchester United, ku sipas “The Mirror” skuadra e Erik ten Hag nuk është e kualifikuar në Champions League edicionin e ardhshëm.

23-vjeçari tani po studion ofertat e tjera, por dy skuadrat favorite për të nënshkruar me të janë Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Nga ana tjetër Benfica synon të fitojë rreth 100 milionë euro nga shitja e talentit të madh uruguaian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat