Rexhepi: Ta mbyllim edicionin me fitore

Futboll

Rexhepi: Ta mbyllim edicionin me fitore

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:19
Rexhepi: Ta mbyllim edicionin me fitore

Drita e Gjilanit gjithë fokusin e ka të finalja e Kupës së Kosovës, se sa të ndeshja e nesërme me Ulpianën e Lipjanit, në kuadër të javës së fundit të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballafaqimi mes Dritës dhe Ulpianës luhet në orën 15.00.

Ulpiana e luan ndeshjen e fundit në elitë, e cila ka kohë që ka humb statusin e kësaj shoqërie, e cila renditet në vend të nëntë me 27 pikë.

Drita synon fitore dhe në rast të dështimit të Gjilanit, të shpallet nënkampione e Kosovës.

Ballkani është i pari me 73 pikë, pasojnë Gjilani me 62, Drita 61 pikë etj.

Futbollisti i Dritës, Leotrim Rexhepi, theksoi se nesër hyjnë në ndeshje me seriozitetin maksimal.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme është e rëndësishme të hyjmë me seriozitetin maksimal që ta mbyllim edicionin me fitore. Kemi pasur javën e plotë kështu për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe finalen e Kupës, e cila sigurisht është e rëndësishme për ne”, ka thënë Rexhepi.

Për ndeshjen e fundit kampionale janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Përparim Islamit, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat