Formacionet zyrtare, ja si do përballen sot Kukësi-Skënderbeu

Futboll

Formacionet zyrtare, ja si do përballen sot Kukësi-Skënderbeu

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:29
Formacionet zyrtare, ja si do përballen sot Kukësi-Skënderbeu

Kukësi është ende në garë për një vend në Europë dhe për ta pasur atë të sigurt i duhet të fitojë me patjetër ndaj Skënderbeut dhe në mënyrë që të afrohet me vendin e tretë në renditje, por njëkohësisht “verilindorëve” iu duhen edhe disfatat e Partizanit dhe Vllaznisë.

Teksa korçarët tashmë luajnë vetëm për procedurë, pasi matematikisht janë të rënë nga kategoria. Sfida mes “verilindorëve” dhe korçarëve do të luhet në orën 17:00 në “Kukës Arena” dhe do të transmetohet në “Super Sport 4”.

Aktualisht trajnerët Longo dhe Liçi kanë vendosur edhe formacionet më të cilët do të zbresin në fushën e lojës.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Pëllumbi, Ndreca, De Lucas, Sula, Gj. Taipi, Krnic, Feijao, Basa.

Trajneri: Diego Longo

Skënderbeu: Ruçi, Frashëri, Sadriu, Vitija, Vrapi, Pecani, Mara, Vangjeli, Berisha, Mensah, Pusi.

Trajneri: Gentjan Liçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat