Skuadra shqiptare para ndeshjes historike, publikon sa shikues do të ketë me vete në Strumicë

Futboll

Skuadra shqiptare para ndeshjes historike, publikon sa shikues do të ketë me vete në Strumicë

Nga: K. Goca Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:38
Skuadra shqiptare para ndeshjes historike, publikon sa shikues do të ketë me vete në Strumicë

Skuadra shqiptare Voska Sport si asnjëherë më parë e mobilizuar për fitore dhe të ngritët në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Voska Sport e Ohrit nesër në orën 17.00 ndeshet me Tikveshin, në ndeshjen e play-off-it, e cila luhet në stadiumin e Strumicës.

Skuadra nga Ohri e ka ndeshjen historike, me fitore ngritët në elitë. TIkveshi kërkon mbetjen në shoqërinë e më të mirëve.

Voska ka treguar edhe sa shikues do të ketë me vete në Strumicë.  

“Njoftohen gjithë tifozët tanë, përfshirë këtu edhe grupin Ultras,  "Enkelejtë", se nisja drejt Strumicës të dielën (22 maj) do të bëhet nga ora 09:00.

Gjithashtu njoftojmë se tifozët që do të udhëtojnë do të kenë edhe biletat e rezervuara, rreth 500 në numër, ndaj nga ju kërkojmë të konfirmoni prezencën e juaj”, njofton Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat