Xavi konfirmon interesimin për Lewandowskin

Futboll

Xavi konfirmon interesimin për Lewandowskin

Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:10
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar interesimin e tyre për Robert Lewandowskin.

E ardhmja e Lewandowskit vazhdon të jetë e paqartë.

Lojtari ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin e ardhshëm, por rinovimi pritet të ndodhë.

Ai  do të largohet nga ‘Allianz Arena’, e që sipas lajmeve të fundit polaku është afër transferimit drejt gjigantit katalanas Barcelona.

E interesimin e Barçës drejt yllit të Polonisë e ka konfirmuar vet trajneri i tyre Xavi Hernandez.

“Është një mundësi që ai mund të vijë, po”, tha Xavi në një konferencë për shtyp sot.

“Ai e ka thënë edhe publikisht. Ka negociata, por nuk do të jetë e lehtë, ai ka një kontratë njëvjeçare me Bayernin”, ishin fjalët e trajnerit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje mes dy palëve për transferimin e Lewandowskit drejt ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat