Milan i ri 1.3 miliardësh euro

Futboll

Milan i ri 1.3 miliardësh euro

Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:13
Milan i ri 1.3 miliardësh euro

Janë ditë vendimtare në shtëpinë e Milan-it mes fushës dhe merkatos së futbollit, me ndryshimin e mundshëm të pronësisë. Skuadra e Pioli-t, ndërkohë, është vetëm një pikë larg fitores së titullit.

RedBird ka parakaluar Investcorp, me këtë të fundit që është tërhequr tashmë nga negociatat. Sipas La Gazzetta dello Sport, mbyllja e marrëveshjes pritet të në javët e ardhshme, shkruan Telesporti.

Oferta e RedBird arrin në 1 miliard e 300 milionë euro dhe mund të rritet akoma. Siç dihetm një ngë prioritetet e Milan-it të ri do të jetë një sulmues i nivelit ndërkombëtar që të jetë në gjendje të zëvendësojë Zlatan Ibrahimovic.

Janë dy emrat e vënë në shënjestër: Gabriel Jesus, që është në dyshim te Manchester City-t pas blerjes së Erling Halaand nga ana e klubit anglez. I dyti është Darëin Nunez i Benfica-s.

I pari vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndërsa i dyti ka një klauzolë 150 milionë euro dhe një vlerësim rreth 80 milionë euro. Megjithatë, Milan-i mund të ëndërrojë me pronarët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat