Mourinho para finales se Tiranës: Deri tani i kam fituar gjitha finalet

Futboll

Mourinho para finales se Tiranës: Deri tani i kam fituar gjitha finalet

Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:42
Mourinho para finales se Tiranës: Deri tani i kam fituar gjitha finalet

Pas përfundimit të kampionatit me fitoren ndaj Torinos dhe kualifikimin në Europa Leauge, tani është koha që Roma të përqendrohet maksimalisht për finalen e Conference League.

Romakët në finalen e kësaj garë evropiane, do të ndeshen me Feyenordin, sfidë kjo që do të luhet në mesjavën që vjen në ‘Air Albania’ në Tiranë.

Trajneri i Giallorossëve, Jose Mourinho në intervistën për mikrofonat e UEFA-s, ka folur për ndjenjat e tij para finales së Tiranës.

“Ata luajtën 14 ndeshje sikurse ne dhe mposhtën kundërshtarë të vështirë. Për shembull në gjysmefinale me Marseillen, një ekip që ka një histori evropiane dhe ‘Stade Vélodrome’, është një nga vendet më magjepsëse dhe më të vështira për të luajtur si kundërshtar. Thjesht mund t'i njihni meritat e tyre”, tha Mourinho.

“Finalet janë 50-50, por ne do të bëjmë çmos për ta sjellë atë në 51-49 për ne. Kjo duhet të ndodhë gjatë ndeshjes, jo më parë. Puna që çon në finale gjatë disa muajve është baza për ato 90 apo 120 minuta. Është dita e lojtarëve, ne jemi aty për t’iu dhënë pak ndihmë. Deri tani kam qenë me fat duke fituar të gjitha finalet e mia evropiane”, theksoi strategu portugez.

Ai është i bindur se Roma do ta fitojë trofeun e Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat