Reagon presidenti i La Ligas, pas lajmeve se Mbappe do të qëndrojë në PSG

Futboll

Reagon presidenti i La Ligas, pas lajmeve se Mbappe do të qëndrojë në PSG

Më: 21 maj 2022 Në ora: 18:31
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka folur pas lajmeve që Kylian Mbappe do të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Ende pa u konfirmuar nga vetë lojtari, media të shumta tani raportojnë se Kylian Mbappe ka zgjedhur të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain.

Pavarësisht interesimit të fortë nga Real Madridi, Mbappe ka zgjedhur PSG-në, tek e cila sipas spekulimeve ai do të përfitojë shuma astronomike.

Rreth kësaj çështje tani ka reaguar presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili mënyrën se si PSG e ka bindur Mbappen për të qëndruar në klub e ka cilësuar si ofendim të rëndë drejt futbollit.

“Ajo çfarë PSG është duke bërë me rinovimin e kontratës së Mbappes, duke i dhuruar shumë astronomike pasi që kishte publikuar humbje prej 700 milionë eurosh në sezonet e fundit, dhe me një faturë prej 600 milionë eurosh paga, është një ofendim i rëndë për futbollin”, tha Tebas.

“Ata janë aq të rrezikshëm sa është edhe vetë Super Liga”, shtoi më tej presidenti i La Ligas.

Siç është bërë e ditur nga shumë media, Mbappe ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me PSG, ku spekulohet se do të përfitojë 100 milionë euro vetëm nga nënshkrimi i kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat