Duro shpjegon humbjen në minutat e fundit

Futboll

Duro shpjegon humbjen në minutat e fundit

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:16
Duro shpjegon humbjen në minutat e fundit

Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, ka pranuar se tashmë po mendon vetëm finalen e Kupës dhe po mundohet të mbajë sa më të motivuar në kampionat lojtarët. Pas humbjes me Teutën, ai ka shpjeguar për “SuperSport” se ekipi kishte bërë më të mirën për fitoren, por rotacioni kishte bërë të vetën.

“Unë e kam thënë që kemi 2-3 javë që bëjnë rotacion pothuajse 50% të skuadrës. Kemi lojtarë që prezantohen mirë, edhe Spahiu e kam thënë që është më cilësi të mira, është edhe Qato. Po bëjmë rotacion se ka ndeshje që kemi arritur objektivin dhe na shërben për të parë futbollistët që nuk kanë patur minutazhin e duhur.

Ndihmë për Guindon? E kam thënë që patjetër kam dëshirë të fitojë Guindo dhe të gjithë duan të fitojë ai, por nuk e kemi si çështje kryesore, se dihet në futboll kur kërkon të shënosh nuk e arrin asnjëherë. Guindo është lojtar universal sa i përket mënyrës së lojës, të gjithë golat janë meritë e tij.

Skuadra ka reaguar jashtëzakonisht mirë edhe në ndeshjen me Kastriotin, edhe me Skënderbeun, edhe sot kur mund të thellonim diferencën. Është e vërtetë që në minutat e fundit, me ndërrimet e shumta u prishën ekuilibrat.

Dhe kur ndërron në momente vendimtare prishet mënyra e lojës, por kam mendimin që është shumë e vështirë. Ne po e mbajmë skuadrën në tonus duke aktivizuar lojtarë që nuk kanë luajtur shumë por është e vështirë t’i motivosh kur e kanë arritur objektivin. Teuta kishte më shumë dëshirë se ka shpresa në fund, edhe pse janë minimale, sigurisht edhe motivimi ndikon”, tha Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat