West Ham e Newcastle nuk dorëzohen

Futboll

West Ham e Newcastle nuk dorëzohen

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:19
West Ham e Newcastle nuk dorëzohen

Armando Broja është “diamanti” që të gjithë kërkojnë, pasi paraqitjet e tij me Southampton në këtë sezon kanë bërë që shumë skuadra të vihen në gjurmët e sulmuesit shqiptarë.

“Shenjtorët” duan ta mbajnë në ekip, por Chelsea është i vendosur ta kthejë “xhevahirin” e kombëtares nën urdhrat e Thomas Tuchel.

“Goal” raporton se në Premier League ka skuadra të tjera që këmbëngulin për shërbimet e Brojës.

Në Itali raportohet se janë tre klube që gjithashtu interesohen për Brojën. Thuhet se Milan, Inter dhe Napoli janë klubet që janë vënë pas sulmuesit.

Fjalën e fundit do ta thotë Chelsea. Trajneri Thomas Tuchel ka deklaruar se Broja do të kthehet në fazë përgatitore dhe më pas do të merret një vendim final, nëse do të qëndroje te londinezët apo do të huazohet apo shitet në ndonjë klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat