FC Vjosa: Jemi në ligën e parë

Futboll

FC Vjosa: Jemi në ligën e parë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:36
FC Vjosa: Jemi në ligën e parë

Skuadra e futbollit Vjosa e Shtimes është anëtar i ri i Ligës së Parë të Kosovës. 

Shtimjanët shënuan fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Bashkimit, në ndeshjen e Ligës së Dytë të Kosovës. 

“Përfundon takimi me fitore dhe jemi në ligën e parë.

Urime Shtime, Urime Titanë, Urime të gjithë simpatizuesve që ishin pjesë e pandashme e jona. 
KF Vjosa – KF Bashkimi 3:0.

Golashënues: Ardit Gashi, Përparim Livoreka, Altin Vojvoda. Shihemi në festën e kampionit në xhiron e fundit.
Shtimja do të jetë e kaltër nga titanët!
”, shkruan në faqen e FC Vjosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat