Çela zgjedh heshtjen pas disfatës me Partizanin

Futboll

Çela zgjedh heshtjen pas disfatës me Partizanin

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:40
Çela zgjedh heshtjen pas disfatës me Partizanin

Partizani mposhti me rezultatin 4-0 në Elbasan Arena, Kastriotin. Krutanët me objektivin mbijetesë të garantuar, nuk ishin të motivuar maksimalisht edhe pse në pjesën e parë të besuarit e trajnerit Emiljano Çela u duken të përqendruar në fushë dhe i ndalën të kuqtë në barazimin 0-0.

Por, me të nisur fraksioni i dytë, 11-lojtarët krutanë shfaqën versionin e tyrë më të keq dhe nisën të gabonin në mënyrë fëmijënore në mbrojtje duke iu bërë tejet të lehtë të kuqve për të realizuar “pokerin” e golave, tre pikë falë të cilave Partizani siguroi kualifikimin në Conference League për sezonin e ardhshëm.

Paraqitja e shëmtuar nga lojtarët e tij ka bërë që trajneri Emiljano Çela të zgjedhë heshtjen pas ndeshjes në Elbasan me teknikun e krutanëve që nuk ka pranuar të shfaqet në intervistën e zakonshme për emisionin Gol Pas Goli në Supersport.

Duke njohur grintën që ka shfaqur skuadra e tij përgjatë sezonit, me siguri kjo paraqitje e të tijve ka lënë maksimalisht të zhgënjyer Çelën i cili mesa duket nervat ka preferuar të mos i shfaqë para publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat