Diferenca mes Barcelonës dhe Bayern për Lewandowskin është vetëm 8 milionë euro

Futboll

Diferenca mes Barcelonës dhe Bayern për Lewandowskin është vetëm 8 milionë euro

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:42
Diferenca mes Barcelonës dhe Bayern për Lewandowskin është vetëm 8 milionë euro

Përpjekja e parë e Barcelonës për të afruar Robert Lewandowski ishte tetë milionë euro më pak se shuma që bavarezët do të donin.

Sipas raportimeve gjermane, katalanasit ofruan zyrtarisht 32 milionë euro, por gjermanët kërkojnë 40 për t’i dhënë lirinë sulmuesit polak.

Kujtohet se “Leva” nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Bayernin dhe për të mos u larguar falas në vitin 2023, pritet të shitet.

Sulmuesi me përvojë është në Mynih që nga viti 2014 dhe ka shënuar 344 gola në 375 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat