Sulmuesi i Feyenoord “kërcënon” Romën: Mposhtim këdo

Futboll

Sulmuesi i Feyenoord “kërcënon” Romën: Mposhtim këdo

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:30
Sulmuesi i Feyenoord “kërcënon” Romën: Mposhtim këdo

Golashënues më i mirë në Conference League, sulmuesi i Feyenoord, Cyril Dessers ka folur për finalen që do luhet në Tiranë në “Air Albania” të mërkurën.

Dessers theksoi se nuk kishte aspak frikë nga forca e skuadrës së Mourinhos dhe theksoi se do i mundin.

“Mezi pres të futem në fushë.

Të luash në finale është më e mira që mund të aspirojë një sportist në karrierën e tij, sidomos ndeshje si këto.

Mezi pres të vijë ajo ditë dhe shpresoj të luaj ndeshjen më të mirë të jetës sime. Kemi besim. Nuk kemi frikë nga Roma. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona.

Ne e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Sigurisht që duhet të japim gjithçka, por e dimë gjithashtu se kur ta bëjmë, mund të mposhtim këdo. Ne e dimë se çfarë presim jemi përgatitur mirë. Nëse bëjmë më të mirën tonë do ia dalim.”-tha sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat