Alternativat janë Zidane dhe trajneri i mrekullisë në Serie A

Futboll

Alternativat janë Zidane dhe trajneri i mrekullisë në Serie A

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:32
Alternativat janë Zidane dhe trajneri i mrekullisë në Serie A

Kylian Mbappe ka vendosur të qëndrojë te Paris Saint-Germain. Tani duhen zgjidhur disa nyje nga klubi, me të parën që ka të bëjë me dyshen Leonardo-Pochettino.

Leonardo ka krijuar mijëra probleme te PSG, pavarësisht një buxheti milioner dhe shpenzime absurde dhe pa arritur asgjë në Champions League, që është edhe objektivi kryesor i parisienëve.

Leonardo është i famshëm për largimin e Tuchel, i cili më pas do ta fitonte Champions League me Chelsea-n, kaq do të mjaftonte. Pochettino shpreson të qëndrojë, por është vetëm një shpresë e tij, për momentin.

Marrëdhënia e tij me Leonardo-n nuk është e qëndrueshme, por nëse drejtuesi do të qëndrojë, do të ishte vetëm një gjest bujarie nga ana e drejtuesve, megjithatë pozicioni i Leonardo-s është në rrezik.

Për stolin, në rastin e një lamtumire të Pocchetino-s, ëndrra është ajo për të marrë Zinedine Zidane. Do të jetë ky i fundit që do të vendosë.

Në rast të kundërt, ka dy ose tre emra të tjerë që do të vlerësohen. Mes këtyre është edhe ai i Thoago Motta-s, arkitekt i një mrekullie të vërtetë me Spezia-n e Manajt, pavarësisht se drejtuesi Pecini ka provuar disa herë ta shkakrkojë, por pa sukses.

Thiago Motta, ndër të tjera, ka një marrëdhënie shumë të mirë me Al-Khelaifi, të krijuar në kohën kur ish-lojtari ka veshur fanellën e PSG-së. Emri i tij mund të jetë surpriza e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat