Prapaskenat te Milani

Futboll

Prapaskenat te Milani

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:36
Prapaskenat te Milani

Problemet me gjurin e kanë privuar nga rregullsia në fushë, por edhe nga Liga e Kombeve me kombëtaren e Suedisë. Sidoqoftë, Zlatan Ibrahimoviç nuk e ka thënë ende fjalën e fundit në lidhje me vazhdimësinë e karrierës.

Sezoni me tetë gola e me shumë dëmtime ka bërë që 40-vjeçari të mendojë seriozisht tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Vendimtare do të jetë konsulta me specialistë për enjten kronike të gjurit të operuar. Ibrës, gjithsesi, nuk i mungojnë mundësitë për të qenë pjesë e futbollit. Te Milani ose gjetkë. Sa i përket klubit aktual, drejtuesit i kanë lënë gjithçka në dorë sulmuesit. Do të jetë ai që do të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë duke zgjedhur mes fushës dhe një zyre në “Casa Milan”.

Ndërkohë, “Sportmediaset” vlerëson si detyrë të re edhe atë të “mental coach” (përgatitës psikologjik).

Përvoja, por sidomos impakti që Ibra ka pasur te shokët e skuadrës mund të bëjë që të përfshihet në stafin e Piolit për të këshilluar dhe ndihmuar lojtarët përpara sfidave delikate apo në momentet e presionit si ky që po përjetojnë aktualisht"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat