Xhemilja i jep fund lojës aktive pas rreth 20 viteve 

Futboll

Xhemilja i jep fund lojës aktive pas rreth 20 viteve 

Më: 21 maj 2022 Në ora: 21:01
Xhemilja i jep fund lojës aktive pas rreth 20 viteve 

Xhemile Berisha i jep fund lojës vepruese pas 20 viteve. Nuk e kishte të lehtë që të tërhiqet nga loja vepruese e futbollit, për faktin se ka kaluar periudha të paharrueshme dhe duke shënuar edhe suksese me ekipe të ndryshme. 

“Një karrierë të nisur afër 20 vite me parë, tërheqjen time nga futbolli aktiv. Është një vendim i vështire që ndoshta asnjëherë nuk do të doja ta merrja. 

Falënderimi i takon Zotit që më dhuroi talentin për sportin më të bukur në botë, më dha vullnetin të stërvitem çdo ditë duke sakrifikuar gjithçka, kam arritur çdo gjë që kam ëndërruar, jam falënderuese për çdo gjë. 

Dëshira ime ka qenë gjithmonë ta mbylli aty ku e kam filluar, aty ku na u dha mundësia për herë të parë të luajmë futboll, në klubin  " KOSOVA (PR) ’’, klub ku do të mbetet në histori si kampionja e parë në futbollin e femrave ne Republikën e Kosovës dhe fituese e Kupës.

Futbolli më dha shumë, më mësoi vlerat sportive andaj do të jem gjithmonë mirënjohëse dhe falënderuese së pari familjes time që nuk hezituan për as një moment të më përkrahnin në çdo aspekt, të më mbështetnin në vendimet e mia, shpresoj ti kem bërë sado pak krenar, faleminderit dhe mirënjohëse te gjithë atyre që më ndihmuan në këtë rrugëtim të mrekullueshëm.

Gjatë karrierës time kam pasur fatin të punoj me shumë njerëz, me shumë drejtues, presidentë të ekipeve, shumë trajner dhe dua ti falënderoj të gjithë pa dallim, nga të gjithë mësova diçka.

Faleminderit të gjitha bashkëlojtareve me të cilat kam luajtur sepse pa ndihmën e tyre as unë nuk do isha kjo që jam sot dhe nuk do të fitoja asgjë, faleminderit pafund.

Faleminderit edhe për kundërshtaret.  

Dua ta falënderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit e cila na hapi dyert të përfaqësojmë një komb. Faleminderit dhe Federatës së futbollit të Kosovës që na përkrahu gjithmonë.
Unë jam shumë krenare me vetën time me çka kam arritur deri tani.. 

13 tituj Kampion; 12 Kupa. 

I falënderoj të gjitha klubet fanellat e të cilave i kam veshur me shumë  krenari”, ka shkruar Berisha në profilin e saj në facebook.  

Ekipet ku luajtur
KFF Kosova PR
KFF Shqiponjat (Shkup)
Villastaden (Suedi)
KF Tirana as (Tiranë)
KF Ada (Velipojë)
KFF Vllaznia ( Shkoder)
KFF Hajvalia 
KFF Mitrovica

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat