Bajrami asiston, Empoli fiton në Bergamo

Futboll

Bajrami asiston, Empoli fiton në Bergamo

Nga: K.G. Më: 21 maj 2022 Në ora: 22:49
Bajrami asiston, Empoli fiton në Bergamo

Berat Gjimshiti me Atalantën pësuan humbje në Bergamo, me rezultat 1:0 nga Empoli i Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit. 

Empoli kthehet me tre pikë që i shërbejnë më shumë për statistikë.

Në minutën e 70-të, Nedim Bajrami asistoi, ndërsa Stulac realizoi. Gjimshiti e Asllani u paraqitën titullarë e Bajrami u aktivizua nga minuta e 46-të. 

Atalanta përfundon në pozitën e tetë me 59 pikë e Empoli i 14-ti me 41 sosh pas 38 jave në Serie A në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat