RB Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë pas penalltive, mposhti në final Freiburgun

Futboll

RB Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë pas penalltive, mposhti në final Freiburgun

Më: 21 maj 2022 Në ora: 22:54
RB Leipzig

Finalja e Kupës së Gjermanisë mes Freiburg dhe RB Leipzig në kohën e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa pas penalltive fitues dolën skuadra e Leipzig.  

Ndeshja nisi më mirë për Freiburgun që shënuan që në rastin rastin e parë.

Ishte Maximilian Eggestein që gjeti rrjetën në minutën e 19-të pas një goditje të bukur nga distanca.

Pjesa e parë nuk solli gola të tjerë, ndërsa më të filluar e dyta, RB Leipzig mbeti me dhjetë lojtarë. Marcel Halstenberg u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 57-të.

Por RB Leipzig arriti ta gjejë barazimin në minutën e 76-të, kur Willi Orban asistoi te Christopher Nkuku që shënoi nga afër për 1-1.

Koha e rregullt u mbyll 1-1, duke bërë që skuadrat të shkonin në vazhdime.

Edhe pse rastet ishin të shumta për 30 minuta, gola të tjerë nuk kishte dhe skuadrat shkuan në penallti.

Nga 11 metra më të saktë ishin RB Leipzig që fitojnë trofeun e Kupës së Gjermanisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat