Fetahaj: Kemi merituar më shumë 

Futboll

Fetahaj: Kemi merituar më shumë 

Nga: K.G. Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:12
Fetahaj: Kemi merituar më shumë 

Futbollisti i Lirisë, Liridon Fetahaj, është i zhgënjyer që sot u eliminuan me penallti me rezultat 5:3 nga Vushtrria, në ndeshjen e barazhit në luftë për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës. 

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, përfundoi me rezultat 1:1, e cila u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

“Kemi merituar më shumë, shpresoj që sezoni i ardhshëm ta gjej klubin Liria në Superligë.
Faleminderit ‘Arpagjikët’.

Faleminderit të gjithë atyre që na përkrahen dhe e duan klubin e Lirisë”, ka shkruar Fetahaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat