Giorgio Chiellini karrierën e tij do ta vazhdojë në Amerikë

Futboll

Giorgio Chiellini karrierën e tij do ta vazhdojë në Amerikë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 06:25
Giorgio Chiellini

Legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini do të vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te Los Angeles FC.

Chiellini tashmë ka konfirmuar largimin nga ‘Allianz Stadium’ në fund të këtij sezoni.

E sipas ‘Goal’ italiani është afër të transferohet drejt Los Angeles FC.

Qendërmbrojtësi vazhdon bisedimet me klubin amerikan, që pritet t`i bashkohet si një transferim i lirë këtë verë.

Mungojnë vetëm detajet e fundit për të përfunduar një marrëveshje dhe lëvizja e Chiellinit do të finalizohet javën e ardhshme.

Kjo do të jetë hera e parë që 37-vjeçari luan jashtë Italisë, pasi ai më parë kishte luajtur te Livorno, Romë dhe Fiorentinën si dhe Juventusi në vendlindjen e tij./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat