Futbolli evropian – sot zhvillohen ndeshjet vendimtare të sezonit

Futboll

Futbolli evropian – sot zhvillohen ndeshjet vendimtare të sezonit

Më: 22 maj 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen ndeshje vendimtare në kuadër të futbollit evropian.

Derisa në Spanjë, Francë dhe Gjermani kemi mësuar kampionin e këtij sezoni, njëjtë nuk mund të themi edhe për Premier Ligë dhe Seria A. Kjo, pasi fituesi ende nuk dihet.

Manchester City dhe Liverpool sot do të zhvillojnë ndeshjet e tyre, për të luftuar deri në fund për titull.

Ekipi i Pep Guardiolas janë një pikë përpara atij të Jurgen Klopp, andaj fituesi i Premier Ligës do të kuptohet pikërisht sot.

Liverpool e pret në ‘Anfield’ Wolves ndeshje kjo tepër e rëndësishme.

Në anën tjetër Man City do të mirëpresin në ‘Etihad’ Aston Villa.

Ndeshje tjera të rëndësishme janë ato të Tottenham Hostpur dhe Arsenal.

‘Spurs’ me një fitore ndaj Norwichit do të siguronin biletën për në Ligën e Kampionëve.

Derisa, Arsenal do të kërkojë fitoren ndaj Everton dhe të pres të ndodhë ndonjë mrekulli që Tottenham të mposhtet nga Norwichi.

Chelsea do të jetë nikoqri i Watfordit, ndërsa Man United do të luajë në udhëtim te Crystal Palace.

Të gjitha ndeshjet e ligës angleze, zhvillohen sot në orën 17:00.

Edhe në Seria A fituesi akoma nuk dihet.

Milani e ka në duar fatin e tyre, pasi kanë dy pikë më shumë se Interi që e ndjekin nga pas.

‘Rossonerët’ do të luajnë në udhëtim te Sassuolo, ndërsa ‘Nerazzurrët’ do të presin në shtëpi Sampdorian.

Milani ka nevojë për një pikë që të shpallen kampion dhe Interi në anën tjetër do të kërkojë fitoren sot dhe të shpresojë që rivali i qytetit të humbë.

Të dy këto ndeshje luhen sot me fillim nga ora 18:00.

Edhe në Spanjë do të zhvillohen ndeshjet e fundit.

Fituesi i ligës tashmë dihet, edhe vendet për në Evropë janë caktuar, ajo që nuk dihet është cili ekip do të shpëtoj nga rënia.

Mallorca e Vedat Muriqit është në rrezik të bie nga La Liga, andaj do të kërkojë fitoren ndaj Osasunës.

Cadizi gjithashtu janë në rrezik dhe përball kanë Deporivo Alaves që ka rënë nga liga spanjolle.

Të dy këto ndeshje zhvillohen sot në orën 20:00.

Barcelona në anën tjetër është nikoqir i Villarreal, Atletico Madrid luan në udhëtim te Real Sociedad, ndërsa Sevilla e pret Athletic Bilbaon.

Të tri këto takime luhen sot në orën 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat