City apo Liverpool? Sot vendosen fituesit e Premier League

Futboll

City apo Liverpool? Sot vendosen fituesit e Premier League

Më: 22 maj 2022 Në ora: 09:03
Klopp dhe Guardiola

Dita e diele do të përcaktojë shumë gjëra në ligën më interesante të futbollit në Evropë, Premier League.

Fituesi i Premier Leagues

Manchester City dhe Liverpool do të bëjnë gjithçka për fitore. Të dy ekipet do të luajnë me kundërshtarët e tyre nga ora 17:00, ndërkohë që fituesi i garës me shumë gjasa do të dihet rreth orës 19:00. City ka 90 pikë në tabelë, ndërsa Liverpooli vetëm një më pak. Në rast se fiton City, Liverpooli nuk ka gjasa për shpallje kampionë, pavarësisht rezultatit, ndërsa për ta mbajtur vendin e parë Cityt nuk i kryen punë asnjë rezultat tjetër përveç fitores.

Vendi i katërt në tabelë

Një gjë tjetër që do të vendoset sot, është vendi i katërt. Tottenham e mban për momentin këtë pozitë më 68 pikë, por Arsenali e ndjek nga afër me vetëm dy pikë më pak. Në rast se Tottenhami humb dhe Arsenali fiton, këta të fundit sigurojnë vendin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

A do të shkojë Manchester United në Europa Ligë?

Si për ironi, Manchester United nesër do të luftojë edhe për pjesëmarrje në Eurpa Ligë, me West Hamin që e ndjek pas me vetëm dy pikë më pak. Në rast të ndonjë kiksi nga Djajtë e Kuq, ata nuk do të kualifikohen as për Europa Ligë, pasi nga vendi i gjashtë do të binin në të shtatin.

Kush do të luajë në Championship? 

Burnley dhe Leeds United, secila me nga 35 pikë, do të dijnë për fatet e tyre sot, ku njëri nga ta do të bie në Championship.

Fituesi i çmimit të Këpucës së Artë vendoset sot

Mohammad Salah dhe Son Heung-Min nesër do të mundohen të japin sa më shumë gola, pasi që Salah ka shënuar 22 këtë sezon, ndërsa Heung-Min 21. Ai që do të del i pari nesër, do ta marrë Këpucën e Artë.

Asistuesi më i mirë

Mo. Salah është në garë edhe për këtë epitet, këtë herë me lojtarin e ekipit të tij. Me 13 asistime, Salah është rrugës edhe për këtë rekord të këtij sezoni, nëse bashkëlojtari i tij, Alexander Arnold, nuk asiston nesër.

Fituesi i Dorzës së Artë dihet sot

Alisson dhe Ederson nesër garojnë kokë më kokë, pasi që të dy kanë nga 29 pritje të pastra. Se kush do të jetë fituesi, do të merret vesh në më pak se 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat