Strakosha dhe dy të tjerë përshëndeten me tifozët

Futboll

Strakosha dhe dy të tjerë përshëndeten me tifozët

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:03
Strakosha dhe dy të tjerë përshëndeten me tifozët

Lazio mbylli sezonin e Serisë A me një barazim spektakolar 3-3 ndaj Veronës në “Olimpico”, duke siguruar vendin e pestë në renditje, që i jep një vend për në edicionin e ardhshëm të Europa League.

Përtej rezultatit, në fund të ndeshjes tre futbollistë lacialë si Lucas Leiva, Thomas Strakosha dhe Felipe Luis i dhanë lamtumirën klubit dhe bënë xhiron përshëndetëse me tifozërinë bardhekaltër.

Kjo ishte ndeshja e fundit e tyre me fanellën e Lazios, pasi u skadon kontrata dhe pritet të gjejnë një tjetër destinacion, por nëse Lucas Leiva dhe Strakosha u duartrokitën, nuk ndodhi e njëjta gjë me mbrojtësin Luiz Felipe.

Ky i fundit refuzoi një ofertë të majme për të rinovuar me Lazion dhe vendimi për t’u larguar me parametra zero nuk u prit mirë as nga klubi, e as nga tifozët bardhekaltër.

Sa i përket Lucas Leivës, e ardhmja pritet të jetë në Brazil, ku edhe do të mbyllë karrierën, ndërsa portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Fulham në Premier League.

Presidenti Claudio Lotito i dhuroi “gardianit” shqiptar një fanellë simbolike me Kupat që fitoi me ekipin e parë (2 Kupa dhe Superkupa Italie) dhe skuadrën primavera, ndërkohë që shokët i dhuruan disa momente të bukura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat