Benzema ndihet i tradhtuar nga Mbappe

Futboll

Benzema ndihet i tradhtuar nga Mbappe

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:08
Benzema ndihet i tradhtuar nga Mbappe

Karim Benzema bëri një tjetër reagim në rrjetet sociale, pasi Kylian Mbappe refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar atij te Real Madridi.

Të shtunën, 23-vjeçari refuzoi përfundimisht klubin spanjoll dhe rinovoi kontratën me Paris Saint-Germainin.

Mbappe me kampionin francez nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Pas gjithë kësaj, Benzema bëri një tjetër reagim në “Instagram”, që gjithashtu ngjalli reagime të shumta.

Sulmuesi i Real Madridit postoi një fotografi të ish-reperit amerikan, Tupac Shakur.

Në foto Tupac është duke shtrënguar duart me aktorin Stephen Baldwin. Në shikim të parë, njerëzit që nuk e njohin kulturën e hip-hopit mund të habiten nga imazhi. Por, ata që janë të vetëdijshëm për këtë do të kuptojnë se vëmendja nuk duhet të jetë tek Baldwin.

Njeriu që shihet në fotografi pas Tupacit, i cili po shikon drejt e në kamerë është “miku” që dyshohet se e tradhtoi ish-reperin dhe në fund e vrau atë.

Sipas “Marca”, kjo është një referencë e qartë se sa i tradhtuar ndihet Benzema nga Mbappe.

Dy reprezentuesit e Francës njihen për raportohet të mira mes vete, por duket se këto raporte janë ftohur tashmë.

Megjithatë, mbetet të shihet në vazhdim nëse reagimet e bëra së fundmi nga Benzema lidhen me Mbappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat