Sheriffi fiton edhe Kupën, heroi është Regi Lushkja me supergol

Futboll

Sheriffi fiton edhe Kupën, heroi është Regi Lushkja me supergol

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:11
Sheriffi fiton edhe Kupën, heroi është Regi Lushkja me supergol

Sërish i njëjti kundërshtar, Sfintul Gheorge. Pas dy golave në kampionat, Regi Lushkja e ka ndëshkuar edhe në finalen e Kupës së Moldavisë.

Mesfushori shqiptar, i shitur në fillim të muajit shkurt nga Laçi, i ka dhënë Sheriff Tiraspol kupën e 11-të me golin e shënuar.

Lushkja realizoi një goditje fluturimthi në portën e Sfintul Gheorge në minutën e 95-të dhe shpërtheu në festë, pasi për kundërshtarin nuk kishte më kohë.

Kështu mesfushori kavajas ka fituar titullin kampion dhe Kupën në pak muaj në Moldavi, me një ekip si Sheriffi që dominon atje dhe vjet ishte pjesë e grupeve të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat